Bota

148 gjuajtje me kamxhik dhe 38 vite burg, Irani dënon ashpër avokaten

26 Shtator 2019, 15:39 Nga DOSJA

Iran- Avokatja iraniane e të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh është dënuar me 38 vite burg dhe me 148 gjuajtje me kamxhik, pasi mbështti klienten e saj e cila donte të ndalonte së përdoruri burkën, dhe të ishte e lirë për të vendosur vetë për jetën e saj.

Në vitin 2010 ajo u dënua për konspiraci kundër shtetit iranian dhe kreu 3 vite heqje lirie, më pas në vitin 2018 ajo u denoncua nga bashkëshorti i saj sërish për teori konspirative kundër shtetit islamik të Iranit.

Së fundmi, Nasrin ka marrë një dënim maksimal prej 38 vitesh, së bashku me 148 gjuajtje me kamxhik. Dënimi i saj ishte mjaft i rënë edhe për shtetin islamik, i cili kishte kohë që nuk dënonte kaq rëndë një femër.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kanë protestuar për burgosjen e saj dhe kanë deklaruar se ky është një rast tipik që tregon mjaft qartë shtypjen e femrave në Iran, dhe nënshtrimin e tyre.

Klikoni këtu për të nënshkruar peticionin botëror për lirimin e saj 

Burimi: Thinking Humanity 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 38 vite burg 48 gjuajtje me kamxhik 38 vite burg 48 gjuajtje me kamxhik

Sondazh

Poll