Bota

Video/ Zjarri i madh djeg fabrikën e lëndëve kimike në Francë, mbi 100 zjarrfikës për të shuar flakët

26 Shtator 2019, 12:13 Nga DOSJA
Video/ Zjarri i madh djeg fabrikën e lëndëve kimike në

FRANCË- Një zjarr i madh ka përfshirë uzinën kimike franceze orët e para  të mëngjesit të sotëm . Ku sipas mediave të huaja kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit mbi 100 zjarrfikëse.

Si shkak i këtij shpërthimi të madh autoritetet përkatëse kanë njoftuar se shkollat ​​dhe çerdhet në 13 qytete të afërta me vendin ku shpërtheu zjarri janë mbyllur.

Sipas autoriteteve lokale policia u ka kërkuar banorëve të evakuohen dhe të mbrojnë familjet e tyre deri në qetësimin e e situatës.

 

What a shock to wake up to this… The effects on our health and environment can’t be good. How can something like this happen?#incendie #rouen #Lubrizol pic.twitter.com/nl80N2ZMuD

— Amanda Expressions (@MandaMasterson) September 26, 2019

 

Ndërkohë  nga fotot dhe videot e publikuara nga mediat e huaja vihet re që retë e dendura të zeza, nga tymi  janë  shpërndarë në të gjithë qiellin.

Fatmirësisht nuk ka viktima deri në këto momente,  ndërsa policia rajonale tha se testet fillestare nuk japin indikacion për toksina serioze në ajër.

Zjarri është ende i ashpër dhe retë  e dendura të tymit akoma nuk janë zhdukur. Zjarri mori më shumë fuqi  nga era e fortë që po frynte në zonë.”– tha një banor nga Roueni.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota france merr flake fabrika e lendeve kimike france merr flake fabrika e lendeve kimike

Sondazh

Poll