Bota

‘Trondit’ Princi arab, Bin Salman: Marr përsipër të gjithë përgjegjësinë për vrasjen e gazetarit Khashoggi

26 Shtator 2019, 15:57 Nga DOSJA
‘Trondit’ Princi arab, Bin Salman: Marr përsipër të

ARABI SAUDITE- Disa  javë më parë u publikuan detaje të reja mbi vrasjen e gazetarit gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ngjarje e cila ndodhi vitin e kaluar në Turqi.

Ndërkohë mediat e huaja sëfundmi kanë publikuar deklaratën e  Princit  të Arabisë Saudite, Muhammed Bin Salman, i cili ka marrë përsipër përgjegjësinë për vrasjen e Khashoggit.

Vetë Muhammed Bin Salman ka deklaruar për gazetarin Martin Smith se:  Kjo ngjarje është kryer nën përgjegjësinë time. Unë e marr përsipër të gjithë përgjegjësinë.

Kjo është hera e parë që Bin Salman i është përgjigjur pyetjeve lidhur me vrasjen e Khashoggit. Përgjigjetet dhe deklaratat e tij do të vijnë në  formën e një dokumentari, i cili do të publikohet më 1 tetor.

“Kur e pyeta atë për rolin në vrasjen e Khashoggit ai u përgjigj: “Kjo ngjarje është kryer nën përgjegjësinë time. Unë e marr përsipër të gjithë përgjegjësinë, sepse ndodhi nën përgjegjësinë time”-  shprehet gazetari Smith.

Ndërkohë i pyetur sesi  mund të ndodhë një gjë e tillë pa dijeninë e tij  Bin Salman ka thënë: “Në Arabinë Saudite jetojnë 20 milionë njerëz. Ka 3 milionë punonjës shtetëror”.

Burimi: aljazeera

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arabi saudite jamal khashoggi muhammed bin salman vrasja khashoggit arabi saudite jamal khashoggi muhammed bin salman vrasja khashoggit

Sondazh

Poll