Bota

Irlanda po planifikon të mbjellë 440 milionë pemë deri në vitin 2040!

26 Shtator 2019, 15:19 Nga DOSJA
Irlanda po planifikon të mbjellë 440 milionë pemë deri

Irlandë – Republika e Irlandës ka sjellë në dritë planin e ri për ndryshimet klimaterike, i cili u prezantua në qershor të këtij viti.

Pas djegies së Amazonës, apo siç quhet edhe ndryshe mushkërive te planetit tonë, Irlanda ka vendosur që çdo vit, deri në vitin 2040, të mbjellë nga 22 milionë pemë.

Deri në vitin 2040, Irlanda do të ketë mbjellë një total prej 440 milionë pemë.

Në një plan ditor, Irlanda do të mbjell rreth 60’000 pemë në ditë.

Por ajo nuk është e vetmja që e ka një projekt të tillë, pasi Skocia në korrik 2019 deklaroi se e kishte arritur synimin e saj duke mbjellë 22 milionë pemë gjatë gjithë vitit.

Por po në korrik të këtij viti, Etiopia vendosi një rekord të ri Guiness, duke mbjellë 353 milionë pemë, në vetëm 24 orë.

Irlanda përveç projekt për mbjelljen e pemëve synon gjithashtu që deri në vitin 2050 të ketë kthyer të gjitha makinat në vend, në makina ekologjike.

Burimi: Thinking Humanity

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota irlanda mbjell 440 milione peme irlandë irlanda mbjell 440 milione peme irlandë

Sondazh

Poll