Bota

Dy gra ruse lidhin dhe përdhunojnë një 19-vjeçar pasi u theu ekranin e telefonit

26 Shtator 2019, 12:00 Nga DOSJA

Rusi –  Dy femra, mosha e të cilave është 22 dhe 32 vjeç,  janë arrestuar sot në Rusi pasi kanë lidhur, dhe kanë përdhunuar me anë të lodrave të seksit, një djalë 19 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në Bugulma, dhe shkak për këtë mendohet të jetë bërë një telefon i markës Iphone, të cilit djali padashur i kishte thyer ekranin.

Gruaja më pas e ka thërritur djalin në shtëpinë e saj, me qëllimin për ti riparuar telefonin.

Djali e ka marrë telefonin dhe ka shkuar në shtëpinë e tij për ta rregulluar.

Në momentin që e ka çuar atë sërisht në shtëpinë e zonjës, ka parë se aty ndodhej dhe një mikesha e saj.

Më pas të dyja gratë e kanë akuzuar 19 vjeçarin,se nuk i’a kishin rregulluar siç duhet ekranin e telefonit, dhe i kanë kërkuar atij rreth 38 pound ose 3000 rubla.

Djali e kishte mohuar dëmtimin e telefonit, dhe ky ka qënë momenti kur gratë e kanë qëlluar me sende të forta, e kanë lidhur dhe më pas e kanë përdhunuar me lodra të ndryshme seksi 19 vjeçarin.

Gratë gjithashtu e kanë filmuar të tërë skenë me telefonat e tyre,dhe e kanë kërcënuar se nëse nuk i paguante lekët që i detyrohej, ato do ta postonin videon e tij në internet.

Djali i premtoi që do të shkonte në shtëpi të merrte lekët dhe do t’ua sillte, por në fakt ai ka vajtur drejt e në polici.

Oficerët e policisë gjetën videon në telefonin e dy grave dhe ato u arrestuan në mënyrë të menjëhershme nga policia.

Identieti i tyre nuk bëhet i ditur nga policia e Rusisë.

Burimi:Daily Mail 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota drame perdhunojne djalin rusi drame perdhunojne djalin rusi

Sondazh

Poll