Bota

4000 dollarë gjobë, nëse nuk e shëtit qenin tënd të paktën një herë në ditë

26 Shtator 2019, 13:41 Nga DOSJA
4000 dollarë gjobë, nëse nuk e shëtit qenin tënd

Australi –  Një ligj i ri në mbështetje të kafshëve është miratuar ditët e fundit në Australi.

Ligji thotë se kafshët janë qenie të ndjeshme të cilat ndjejnë emocionet njësoj si edhe njerëzit, ndaj ato duhen nxjerrë jashtë në ajër të pastër, dhe për shëtitje çdo ditë të javës.

Njerëzit të cilët nuk e bëjnë këtë do të gjobiten me 4000 dollarë.

Gjoba e majme është treguese e qartë e seriozitetit të qeverisë Australiane, në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

Mbajtja e qenëve në kafaz, apo në ambiente të mbyllura bën që ato të ndjejnë dhimbje, depresion, dhe të vuajnë.

Ligji hyn në fuqi në mars të vitit të ardhshëm, dhe banorët e Australisë janë suportues për ligjin e ri.

Burimi: Daily Mail 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota australi te drejtat e kafsheve australi te drejtat e kafsheve

Sondazh

Poll