Bota

Tërmeti në Stamboll/ 8 të plagosur, Erdogani kthehet me urgjencë nga SHBA: Situata mund të avancojë

26 Shtator 2019, 14:35 Nga DOSJA
Tërmeti në Stamboll/ 8 të plagosur, Erdogani kthehet me

TURQI-  Pas tërmetit me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter  që goditi paraditen e sotme Stambollin, ka reguar edhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i cili ka bërë me dije se të paktën tetë qytetarë janë plagosur dhe po marrin trajtimin e duhur në spital.

Përveç dëmeve të vogla, ne nuk kemi marrë asnjë raport për njerëz të vdekur deri më tani që do të na lëndonte zemrat. Ka pasur 28 goditje deri më tani, por situata mund të avancojë më shumë”, shtoi Presidenti turk.

Ky tërmet që goditi sot Tuqinë është i njëjtë me atë që preku të shtunën e kaluar edhe vendin tonë.

Por menjëherë pas tronditjeve të mëdha shkollat dhe spitalet janë evakuuar, për të mbajtur nën kontroll situatën.

Tërmeti  shkaktoi panik dhe frikë tek qytetarët, pasi lëkundjet ishin teje të fuqishme.

Është mësuar nga agjensitë vendase se epiqendra këtij tërmeti  ishte në detin e Marmarës me një  thellësi prej 6.9 kilometra.

Presidenti i turk, Recep Tayyip Erdogan Recep ndodhej në New York, pasi mori pjesë në seancën e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Burimi: heraldextra

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota deti i marmarës presidenti erdogan termeti ne turqi turqi deti i marmarës presidenti erdogan termeti ne turqi turqi

Sondazh

Poll