Bota

Gazetari i Wall Street Journal apelon kundër arrestimit të tij në Rusi

Gershkovich aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në burgun famëkeq Lefortovo deri më 29 maj.

3 Prill 2023, 16:11 Nga a.l
Gazetari i Wall Street Journal apelon kundër arrestimit të tij në
Evan Gershkivich

SHBA-Gazetari i 'Wall Street Journal', Evan Gershkovich ka paraqitur një apel kundër arrestimit të tij. 

"Gjykata mori një ankesë nga mbrojtja e Gershkovich kundër zgjedhjes së një mase parandaluese në formën e paraburgimit," tha ai. 

Nuk është caktuar një datë për shqyrtimin e ankesës. Gershkovich aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në burgun famëkeq Lefortovo deri më 29 maj. Ai përballet me 20 vjet burg për akuzat e spiunazhit, shkruan CNN. Është hera e parë që një gazetar amerikan arrestohet me akuza nga Moska për spiunazh që nga Lufta e Ftohtë.

arrestohet evan gershkovich

Sondazh

Poll