Bota

Haradinaj takohet me Palmer: Kosova e gatshme për dialog me Serbinë, njohje e kufijve ekzistues

26 Shtator 2019, 10:20 Nga DOSJA
Haradinaj takohet me Palmer: Kosova e gatshme për dialog me Serbinë,

KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Posaçëm të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Mathew Palmer.

Në një postim në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se Kosova është e palëkundur në fuqizimin e partneritetit bilateral dhe strategjik, si dhe thellimin e miqësisë së përhershme me ShBA-në

“Kosova është e palëkundur në fuqizimin e partneritetit bilateral dhe strategjik, si dhe thellimin e miqësisë së përhershme me ShBA-në. Rikthimi në tavolinën e dialogut pa kushte dhe me afat dhe kornizë të qartë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është rruga e vetme që dy shtetet i përafron me strukturat euro-atlantike.

Caktimi i Zëvendësndihmës Sekretarit, Matthew Palmer, si i dërguari i posacëm për këtë temë, nga Departamenti i Shtetit, është sinjal i mbështetjes së vazhdueshme për Kosovën nga ShBA-ja.

Në takim me Palmer, në New York, theksova edhe njëherë se Kosova është e gatshme dhe e përkushtuar për marrëveshjen ligjërisht obligative, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, shkruan Haradinahj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu me serbine mathew palmer ramush haradinaj takimi haradinaj-palmer dialogu me serbine mathew palmer ramush haradinaj takimi haradinaj-palmer

Sondazh

Poll