Bota

Dialogu me Serbinë, ambasadori i SHBA në Beograd: Ajo ditë do vijë shumë shpejt

26 Shtator 2019, 11:15 Nga DOSJA
Dialogu me Serbinë, ambasadori i SHBA në Beograd: Ajo ditë do

SERBI- Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se çdo vonesë që bëhet drejt arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e largon rajonin nga e një e ardhme stabile, gjë të cilët e dëshirojnë edhe Prishtina por edhe Beogradi, shkruan Gazeta Express.

“Çdo ditë pa të (marrëveshje) është një hap larg nga e ardhmja e qëndrueshme e dëshiruar nga të dy shtetet”, ka thënë Scott, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Teksa ka folur për emërimin e Mattheë Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se një vendim i tillë i Sekretarit, Mike Pompeo, është një sinjal i qartë që Ëashingtoni dëshiron të bëjë gjithçka për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të arritur një marrëveshje e cila do t’i kontribuonte stabilitetit të të gjithë rajonit.

Ambasadori amerikan në Beograd, thotë se sa më shpejtë që të arrihet marrëveshja, aq më mirë është për të gjithë.

“Me ndihmën e Palmerit, por më shumë me ndihmën e liderëve të mençur dhe të guximshëm në Prishtinë e Beograd, ajo ditë do të vijë. Sa më shpejt, aq më mirë”, ka thënë Kyle Scott.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu me serbine kosove kyle scott dialogu me serbine kosove kyle scott

Sondazh

Poll