Bota

Tërmeti i fuqishëm trondit Stambollin, panik dhe frikë tek qytetarët, evakuohen me urgjencë shkollat (VD)

26 Shtator 2019, 11:48 Nga DOSJA
Tërmeti i fuqishëm trondit Stambollin, panik dhe frikë tek

TURQI– Një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter ka tronditur Stambollin duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Menjëherë pas tërmetit, agjensitë vendase kanë dhënë detajet e para lidhur me lëkundjet e tokës, duke treguar se epiqendra e tij ishte në detin e Marmarës me thellësi 6.9 kilometra.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por në kuadër të masave paraprake  dhe në pritje të paslëkundjeve shkollat dhe të gjitha zyrat janë evakuauar. Të dhëna që i konfirmoi edhe kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu me anë të një postimi në Twitter.

Zonë në të cilën ndodhet Turqia është e prirur për tërmet, ku në të shkuarën jo të largët pasojat ishin fatale.

Në tërmetin e rënë më 23 tetor të vitit 2011, më shumë se 200 persona humbën jetën dhe rreth 1000 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një tërmeti me magnitudë 7,2, i cili goditi në juglindje të Turqisë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota deti i marmarës termet ne turqi turqi deti i marmarës termet ne turqi turqi

Sondazh

Poll