Bota

Grupi 'Wagner' pretendon se ka 'marrë ligjërisht' Bakhmut, valvisin flamurin rus me mbishkrimin: Kujtim për Vladlen Tatarsky

Flamuri rus ishte ngritur me mbishkrimin "kujtim i mirë për Vladlen Tatarsky", i cili është blogeri ushtarak rus që u vra në një kafene

3 Prill 2023, 08:43 Nga A.B
Grupi 'Wagner' pretendon se ka 'marrë ligjërisht'
Yevgeny Prigozhin

UKRAINË- Grupi i Rusisë 'Wagner' pretendon se ka marrë kontrollin "ligjor" të qytetit të bombarduar Bakhmut pas muajsh luftimesh të ashpra.  Kreu i organizatës, Yevgeny Prigozhin, tha se luftëtarët e tij kishin pushtuar bashkinë e zonës, duke postuar një video në kanalin e tij Telegram që tregonte atë duke mbajtur një flamur rus, raporton 'Skynews'.

"Ligjërisht, Bakhmuti është marrë. Armiku është i përqendruar në rajonin perëndimor," tha Prigozhin.

Ai shtoi se flamuri rus ishte ngritur me mbishkrimin "kujtim i mirë për Vladlen Tatarsky", i cili është blogeri ushtarak rus që u vra në një kafene. Pas publikimit të videos, udhëheqësit ushtarakë ukrainas thanë se trupat armike ishin përpjekur të merrnin kontrollin e qytetit, por forcat e tyre kishin "zmbrapsur më shumë se 20 sulme armike".

Ukraina ka thënë se forcat e saj ende mbajnë Bakhmutin, ndërsa Volodymyr Zelenskyy që tha se vija e frontit ishte "e nxehtë"./Dosja.al

yevgeny prigozhin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll