Bota

5 detajet kryesore që duhet të dini këtë mëngjes për FITOREN E MADHE e Milatoviç, 2 alternativat për të ardhmen e Gjukanoviç

Mali i Zi mbrëmë zgjodhi presidentin e ri, Jakov Milatoviç, i cili mposhti bindshëm “sundimtarin e përjetshëm” Milo Gjukanoviç në raundin e dytë të zgjedhjeve. Ja çfarë duhet të dini  për momentet kyçe të natës së zgjedhjeve që sollën një 'tërmet' të madh politik.

3 Prill 2023, 08:51 Nga k.m.
5 detajet kryesore që duhet të dini këtë mëngjes
Jakov Milatoviç

1) Diferenca e paarritshme 60:40

Sipas rezultateve të para, pak pas orës 20:00, ishte e qartë që Jakov Milatoviç po mundte bindshëm Milo Gjukanoviç. Sipas të dhënave, Milatoviç fitoi të gjitha qytetet e mëdha. Në Podgoricë, 68,1 për qind e votuesve e mbështetën atë, ndërsa 31,9 për qind votuan për Gjukanoviçin. Në Nikshiq raporti është 62,1 kundrejt 37,9 për qind, në Tivar 54,5:45,5 për qind, ndërsa në Bijeli Polje ishin pothuajse të barabartë - 50,3:49,7 për qind.

Pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte 70.5 për qind.

2) Çfarë tha mbrëmë fituesi Jakov Milatoviç

"Me lumturi qoftë fitorja e Malit të Zi të pajtimit,"- këto ishin fjalët e para të presidentit të ri malazez. Milatoviq shtoi se ishte një natë të cilën e priste prej 30 vitesh.

5 detajet kryesore që duhet të dini këtë mëngjes

"Do e lëmë të kaluarën në të kaluarën, por do ecim fuqishëm drejt të ardhmes. Kjo është një ditë historike për të gjithë ne!,"- tha Milatoviç. Po ashtu ai premtoi se do e fuste Malin e Zi në BE 5 vitet e ardhshme. Ai ka përmendur edhe fqinjët, duke theksuar se “nuk do të ketë më konflikte nga Mali i Zi ndaj asnjë vendi të Ballkanit Perëndimor dhe ndaj fqinjëve”.

3) Çfarë tha i munduri Milo Gjukanoviç

Gjukanoviç ka uruar Jakov Milatoviç për fitoren.

"I uroj që të jetë president i suksesshëm, sepse kjo do të thotë se edhe Mali i Zi do të jetë një vend i suksesshëm,"- tha Milo Gjukanoviç.

Meqenëse mbështetësit dhe simpatizantët në selinë e DPS-së i penguan mediat të bënin pyetje, nuk ishte e mundur as të zbulohej se çfarë po planifikon tani Gjukanoviç: nëse do të dalë në pension politik, apo nëse do të bëjë një garë të re në krye të DPS në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare.

4) Demonstrimi i unitetit

Mbrëmë në selinë zgjedhore “Europa Sad” ishte interesante të shiheshin përfaqësues të të gjitha partive dhe individëve që e përkrahën Milatoviçin për president të Malit të Zi. Aty ishin pothuajse të gjithë liderët e partive, si dhe kryeministri aktual, Dritan Abazoviç.

5 detajet kryesore që duhet të dini këtë mëngjes

5) Nxehmja para zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Gjithçka që ndodhi mbrëmë do të testohet për dy muaj, në qershor, kur në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Në zgjedhjet e ardhshme, lëvizja "Evropa tani" shfaqet si një lojtar i ri. 

jakov milatovic

Sondazh

Poll