Bota

VIDEO- Vrasja e blogerit rus, momenti kur një grua futi 'dhuratën' me eksploziv brenda kafenesë ku ndodhi shpërthimi

Vajza hyn në një kafene, ku në mbrëmjen e 2 prillit do të kishte një tubim në të cilin do të ishte i pranishëm edhe Tatarsky.

3 Prill 2023, 08:37 Nga A.B
VIDEO- Vrasja e blogerit rus, momenti kur një grua futi
Vajza me pakon

RUSI- Ky është momenti kur një grua shihet duke u futur brenda lokalit në Rusi, e më pas e dorëzon 'dhuratën' për bloggerin rus, Vladlen Tatarsky. Në pamjet që janë publikuar nga mediat ruse, vajza hyn në një kafene, ku në mbrëmjen e 2 prillit do të kishte një tubim në të cilin do të ishte i pranishëm edhe Tatarsky.

Pamjet vijnë, pas shpërthimit që ndodhi brenda lokalit, e ku vdiq bloggeri Vladlen Tatarsky (emri i vërtetë Maxim Fomin).

Kjo pajisje shpërthyese e improvizuar si një statujë, iu dorëzua blogerit, i cili e hapi në sy të njerëzve të tjerë, të cilën mbetën të plagosur. 

Në total, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë janë plagosur 30 persona, mes të cilëve një vajzë 14-vjeçare. /Dosja.al 

vladlen tatarsky lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll