Bota

Ja çfarë i tha Gwyneth Paltrow paditësit të saj pasi fitoi çështjen gjyqësore

Të enjten, një gjykatë në Utah vendosi në favor të Paltrow, duke e gjetur aktoren jo përgjegjëse për aksidentin. Por çfarë i pëshpëriti Gwyneth Paltrow paditësit teksa largohej nga gjykata?

1 Prill 2023, 07:57 Nga k.m.
Ja çfarë i tha Gwyneth Paltrow paditësit të saj pasi fitoi
Gwyneth Paltrow

SHBA- Okulisti Terry Sanderson tha se ishte "shumë i zhgënjyer" pasi humbi betejën e tij ligjore kundër aktores Gwyneth Paltrow, por duket se gjithçka është mbyllur me paqe.

Të enjten, një gjykatë në Utah vendosi në favor të Paltrow, duke e gjetur aktoren jo përgjegjëse për aksidentin. Por çfarë i pëshpëriti Gwyneth Paltrow paditësit teksa largohej nga gjykata?

Sipas CNN, pas shpalljes së vendimit, aktorja është parë duke prekur kurrizin e Sanderson-it, duke i pëshpëritur atij, teksa po dilte nga salla e gjyqit.

Në fakt, pak më vonë, Sanderson u zbuloi gazetarëve që prisnin jashtë gjykatës se çfarë i tha Paltrow.

"Fjalët e saj të sakta ishin: "Shpresoj që të jeni mirë","- tha Sanderson, duke shtuar se ai mendonte se ishte shumë e sjellshme nga ana e saj të thoshte: "Faleminderit, e dashura ime".

Sanderson tha se ishte i zhgënjyer nga vendimi, ndërsa Paltrow nuk bëri një deklaratë për gazetarët ndërsa u largua nga gjykata.

Gwyneth Paltrow u paraqit në gjykatën në Utah të martën në mëngjes për t’u përballur me një padi të vendosur nga një mjek në pension, i cili tha se aktorja e kishte përplasur në vitin 2016 teksa bënte ski. Terry Sanderson, 76 vjeç, akuzoi Paltrow e përplasi, e më pas e la në tokë, pa u kujdesur për shëndetin e tij.

 

gwyneth paltrow

Sondazh

Poll