Sport

Trajneri Sampaoli do të ankohet në FIFA, Sevilla nuk do ta kompensojë financiarisht

Sipas një raporti të TYCSports, trajneri Jorge Sampaoli do të apelojë në FIFA për të kërkuar kompensimin e pagave nga Sevilla, pas shkarkimit të tij

31 Mars 2023, 22:58 Nga DOSJA

Trajneri Sampaoli do të ankohet në FIFA, Sevilla nuk do ta

SPANJE - Sevilla dhjetë ditë më parë (21/3) njoftoi shkarkimin e trajnerit Jorge Sampaolit dhe zëvendësimin e tij nga Jose Luis Mendilibar. “Divorci” i dy palëve nuk ishte rozë dhe marrëdhënia e tyre mund të çohen edhe në gjykatë.

Sipas një raportimi të TYCSports, andaluzianët nuk i kanë dhënë trajnerit argjentinas kompensimin që i takon dhe trajneri me përvojë pritet të apelojë në FIFA çështjen.

Sampaoli donte të jepte dorëheqjen nga drejtimi teknik i Sevillas, për shkak të shkeljes së marrëveshjes, por drejtuesit e klubit andaluzian vunë veton, me argumentin se nëse e bënte, argjentinasi do të detyrohej t'i paguante klubit 5 milionë euro. Më pas ata e shkarkuan argjentinasin, edhe ose ishte nën kontratë me klubin andaluzian.

63-vjeçari u kthye në Sevilla në tetor 2022 për periudhën e tij të dytë në klub pas sezonit 2016-2017. Ai u largua me një rekord prej 13 fitoresh, 6 barazimesh dhe 12 humbje në të gjitha garat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll