Sport

Arteta supersticioz, nuk e tregon dëshirën e tij të ditëlindjes: “Mund ta imagjinoni, por...”

Trajneri i Arsenalit, i cili sapo ka mbushur 41 vjeç, është pyetur për dëshirat që kishte, por ai nuk ka dashur t'i zbulojë.

31 Mars 2023, 20:43 Nga DOSJA

Arteta supersticioz, nuk e tregon dëshirën e tij të

ANGLI - Mikel Arteta mbushi 41 vjeç të dielën e kaluar. Trajneri shkoi në San Sebastián për të festuar dhe këtë mëngjes, në konferencën për shtyp në prag të Arsenal-Leeds, ai u pyet nga një gazetar për dëshirat që kishte kërkuar në ditëlindjen e tij. 

Arteta ka dashur të jetë pak supersticioze duke ruajtur sekretin, gjë që ka shkaktuar të qeshura nga pjesa tjetër e gazetarëve në sallën e shtypit: “Është sekret, mund ta imagjinoni, por është sekret ”, tha ai.

Arsenali është lider në Premier League me 8 pikë më shumë se Manchester City, i cili ka një ndeshje më pak. Është e qartë se dëshira e madhe sportive e trajnerit është të fitojë atë që do të ishte titulli i tij i parë në krye të stolit të ‘Topçinjve’. 

Sezoni i Arsenalit është pothuajse perfekt, pasi ata kanë lënë vetëm tre barazime dhe tre humbje në 28 ndeshjet e luajtura deri më tani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll