Sport

BESTYTNIA! Fati i keq: nigeriani Osimhen i Napolit, humbi maskën dhe u dëmtua!...

Nigeriani do të mungojë në ndeshjen kundër Milanit në Serie A dhe është në dyshim edhe për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League

31 Mars 2023, 19:12 Nga DOSJA
BESTYTNIA! Fati i keq: nigeriani Osimhen i Napolit, humbi maskën dhe u

ITALI - Maska ishte bërë një shenjë dalluese dhe një lloj hajmalie për Victor Osimhen, që kur theu mollëzën e tij në fund të vitit 2021.

“Nuk kam nevojë për shumë kohë, por do të vazhdoj ta përdor, sepse më sjell fat dhe është bërë gjithashtu pjesë e “look”-ut tim”,- është shprehur ai. Dhe nuk ishte keq për të. Sulmuesi nigerian është golashënuesi i shquar në Serie A me 21 gola.

Bestytnitë, aq të pranishme edhe në Itali në të gjitha nivelet, është rikthyer për të bërë të sajën. Osimhen humbi maskën gjatë udhëtimit të tij në Nigeri për angazhimin e e tij në ndeshjen kundër Guinea-Bissau. Në Napoli, ata ishin të gatshëm t'i projektonin një maskë të re në kohë rekord për ndeshjen kundër Milanit... por fati i keq e ndoqi.

Sulmuesi nigerian i Napolit ka pësuar një dëmtim muskulor në muskulin ngjitës të majtë që do ta pengojë atë të jetë në ndeshjen e Serisë A kundër Milanit. Një mungesë për Napolin që është lider me 19 pikë epërsi në kampionat, por që ve në dyshimi edhe ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, po ndaj Milanit.

"Ai duhet të mungojë disa javë," tha presidenti Aurelio de Laurentiis. Vendin e tij në parim mund ta zejë Gio Simeone.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll