Sport

I dënuar për vrasje, Pistorius dështon në përpjekjen e tij për lirimin me kusht...

Prindërit e viktimës së vrarë, kundërshtuan ashpër, duke qenë se ish-sportisti nuk e kishte thënë asnjëherë të vërtetën…

31 Mars 2023, 19:35 Nga DOSJA

I dënuar për vrasje, Pistorius dështon në përpjekjen e

AFRIKA E JUGUT - Një bord i ka mohuar lirimin me kusht atletit Oscar Pistorius, i dënuar për vrasjen e të dashurës së tij në vitin 2013, modeles Reeva Steenkamp, ​​ka raportuar Departamenti i Shërbimeve Korrektuese të Afrikës së Jugut. 

Bordi, i cili përfshin përfaqësues të shërbimit të burgjeve, policisë dhe civilëve, mori vendimin pas një seance dëgjimore me dyer të mbyllura në Institucionin Korrektues Kgosi Mampuru II në Pretoria. 

Të dy prindërit e të ndjerës Reeva Steenkamp dhe avokatja e tyre, Tania Koen, sqaruan me mbërritjen e tyre në burg, se nuk e mbështesin aspak kërkesën e Pistorius. "Është një përvojë shumë traumatike (për prindërit). Siç mund ta imagjinoni, është e dhimbshme të shohësh Oscar Pistorius përsëri këtë mëngjes,"- u tha Koen gazetarëve përpara fillimit të një seance dëgjimore për një bord që do të vendosë të japë lirimi i tij i kushtëzuar.

Avokatja shtoi: "Ai është vrasësi i vajzës së tyre dhe ne nuk besojmë se duhet të lirohet. Mendojmë se nuk është penduar. Ai nuk rehabilitohet, sepse po të ishte do të kishte pranuar dhe do ta thoshte historinë e vërtetë e asaj që ndodhi atë natë".

I dënuar për vrasje, Pistorius dështon në përpjekjen e

Para seancës, June Steenkamp, ​​nëna e viktimës, u deklarua "shumë nervoze" dhe njoftoi se do të jetë "shumë e vështirë të jesh në të njëjtën dhomë" me Pistorius. E pyetur nga gazetarët nëse e refuzoi lirimin me kusht të atletit, June u përgjigj: “Po, nuk e besoj historinë e tij”.

Avokatja shtoi se prindërit "janë ende të pikëlluar" dhe se, megjithëse "dhjetë vjet tingëllojnë si një kohë e gjatë (...), koha nuk do të thotë asgjë për ta. Atyre u mungon ajo çdo ditë."

Vitin e kaluar, Pistorius bëri kërkesë në Gjykatën e Lartë të Pretorias për të detyruar zyrtarët e burgut të zhvillojnë një seancë dëgjimore për lirimin me kusht, duke argumentuar se ai kishte kryer më shumë se gjysmën e dënimit. Sipas ligjit të Afrikës së Jugut, shkelësit që vuajnë gjysmën e dënimit kanë të drejtë për lirim me kusht, një periudhë kohe që Pistorius pretendonte se e kishte arritur, megjithëse kishte disa dyshime për këtë.

I lindur me një problem gjenetik, prindërit e tij i amputuan të dyja këmbët poshtë gjunjëve kur ai ishte 11 muajsh, Pistorius arriti famë botërore duke vrapuar në Lojërat Olimpike të Londrës 2012 me dy proteza karboni.

I dënuar për vrasje, Pistorius dështon në përpjekjen e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll