Sport

Hapet rruga për Djokovic në US Open, tani hyrje e lirë për të pavaksinuarit në SHBA...

Senati amerikan miratoi projektligjin, që i jep fund ndalimit të personave të pavaksinuar që hyjnë në SHBA

31 Mars 2023, 22:36 Nga DOSJA

Hapet rruga për Djokovic në US Open, tani hyrje e lirë për

SHBA - Pas 2 vitesh i ndaluar për të marrë pjesë në US Open (28/8-10/9) Novak Djokovic tani mund të marrë pjesë. Tenisti serb mori pjesë për herë të fundit në vitin 2021 ku humbi në finale nga Daniil Medvedev. 

Më pas, SHBA nuk lejuan personat e pavaksinuar (për Covid-19) të hynin në vend me avion dhe kështu Djokoviç humbi US Open 2022, si dhe Masters në Miami dhe Kaliforni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ESPN Tenis (@espntenis)

Këtë vit, edhe pse aplikoi, ai nuk u lejua të udhëtonte këtë muaj në SHBA për në Miami Open dhe Indian Wells, por sot Senati amerikan vendosi të heqë masat kufizuese që zbatoheshin për të pavaksinuarit.

Masat u vendosën nga ish-presidenti Donald Trump, më 13 mars 2020. Projektligji, i cili u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve në fillim të këtij viti, tani do t'i dërgohet Joe Biden, i cili pritet ta nënshkruajë atë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll