Sport

Parisi ka gati 100 milionë euro, si dhe Icardin e Paredes, për të blerë Osimhén nga Napoli

RMC zbulon ofertën që Parisi i ka bërë Napolit për golashënuesin e tyre nigerian

31 Mars 2023, 21:52 Nga DOSJA

Parisi ka gati 100 milionë euro, si dhe Icardin e Paredes, për të

FRANCE - Paris Saint-Germain i ka paraqitur një propozim Napolit për blerjen e Victor Osimnen. Sipas “RMC” prioritet për skuadrën e Parisit është përforcimi i linjës së sulmit me golashënuesin nigerian të Napolit. Për këtë arsye ata janë gati të paguajnë 100 milionë euro për ta blerë.

Në të njëjtën kohë, parizienët ofrojnë edhe Mauro Icardi dhe Gonzalo Paredes, si pjesë e transfertës. Ndërkohë që edhe Manchester United është mjaft i interesuar për lojtarin.

Napoli e bleu Osimhen në shtator 2020 nga Lille për 75 milionë euro. Sulmuesi 24-vjeçar në sezonin aktual numëron 29 ndeshje me 25 gola dhe pesë asistime, duke qenë golashënuesi më i mirë në Serie A me 21 gola.

Parisi ka gati 100 milionë euro, si dhe Icardin e Paredes, për të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll