Sport

Pagesa të frikshme! Premier League, 360 milionë £ për agjentët e lojtarëve në 2022!...

Manchester City dhe Chelsea ndër klubet që shpenzuan më shumë për ndërmjetësit...

31 Mars 2023, 20:26 Nga DOSJA
Pagesa të frikshme! Premier League, 360 milionë £ për

ANGLI - Klubet e Premierligës kanë paguar 320 milionë paund (360 milionë euro) për agjentët dhe ndërmjetësit e lojtarëve, ndërmjet 1 shkurtit 2022 dhe 31 janarit 2023, njoftoi këtë të premte federata angleze.

Klubet që shpenzuan më shumë për këto pagesa ishin Manchester City me 51 milionë paundë dhe Chelsea që pagoi 43 milionë, ndërsa Liverpooli 33 milionë, Manchester United la 24 milionë, Tottenham Hotspur 16 milionë dhe Arsenali 16 milionë të tjerë.

Ai që shpenzoi më pak në Premierligë ishte Nottingham Forest, pavarësisht se në atë periudhë, shtoi në skuadrën e tij më shumë se 30 lojtarë, me pak më shumë se 4 milionë euro. 

Në listë veçohet edhe Aston Villa, me pagesa deri në 16 milionë, Leeds United , me 15 milionë të shpenzuara për këto shërbime dhe West Ham United , që ka paguar 13 milionë.

Në kategoritë më të ulëta të futbollit anglez kostoja natyrisht ishte shumë më e ulët se në Premier, por ato shpenzuan 36 milionë paund, me Burnley dhe Norwich City që paguajnë më shumë, me nga 4 milionë secila.

Në Championship klubet shpenzuan 5.5 milion £ për këtë shërbim, ndërsa në ligën e Dytë u paguanin 1.7 milion £ për agjentët dhe ndërmjetësit, dhe në Divizioni i Pestë u paguan 600.000 £ për agjentët dh endërmjetësit e lojtarëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll