Sport

Tenistët rusë dhe bjellorusë do të kthehen me kusht në Grand Slam të Wimbledon-it...

Ata duhet të luajnë si neutralë dhe të mos financohen nga Rusia

31 Mars 2023, 22:02 Nga DOSJA

Tenistët rusë dhe bjellorusë do të kthehen me kusht në

ANGLI - Pas një mungese një vjeçare, tenistët rusë dhe bjellorusë do të kenë të drejtë të marrin pjesë në Grand Slam të Wimbledon-it, turne i cili do të mbahet nga 3 deri më 16 korrik në Londër.

Në vitin 2022, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, turneu më i vjetër i tenisit në botë nuk i pranoi tenistët e Rusisë dhe Bjellorusisë, por këtë vit, pas presionit nga ATP dhe WTA, ata po rikthehen. 

Siç njoftoi Federata Angleze e Tenisit, ata do të mund të garojnë si neutralë dhe nuk duhet të marrin fonde nga Rusia. Për më tepër, ata nuk do të jenë në gjendje të shprehin mbështetjen e tyre për regjimin rus. 

Tenistët rusë dhe bjellorusë do të kthehen me kusht në

“Ne jemi të kënaqur që të gjithë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në turneun e Wimbledon dhe LTA këtë verë. U desh një përpjekje e përbashkët nga i gjithë sporti për të gjetur një zgjidhje, që do të mbronte lojën e ndershme. 

Situata mbetet jashtëzakonisht e vështirë dhe ne dëshirojmë të falënderojmë Wimbledon dhe LTA për përpjekjet e tyre për të arritur këtë rezultat, ndërsa ne vazhdojmë të dënojmë pa mëdyshje luftën e Rusisë në Ukrainë”, thuhet në një deklaratë të ATP dhe WTA. 

Kështu këtë vit, në Wimbledon do të shohim emra të mëdhenj të tenisit si Medvedev, Champalenka dhe Rublev. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll