Bota

Macron viziton Kinën javën e ardhshme

Macron tha se paqja ishte e mundur vetëm nëse agresioni rus ndalet, trupat tërhiqen dhe respektohet sovraniteti territorial i Ukrainës dhe popullit të saj.

31 Mars 2023, 19:18 Nga k.m.
Macron viziton Kinën javën e ardhshme
Emmanuel Macron

PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron tha se e do të vizitonte Kinën në fillim të prillit dhe i bëri thirrje Pekinit që ta ndihmonte për presion ndaj Rusisë, në mënyrë që t'i jepet fund luftës në Ukrainë. Macron tha se paqja ishte e mundur vetëm nëse agresioni rus ndalet, trupat tërhiqen dhe respektohet sovraniteti territorial i Ukrainës dhe popullit të saj.

"Fakti që Kina po angazhohet në përpjekjet për paqe është një gjë e mirë,"- tha udhëheqësi francez , duke i kërkuar Pekinit "të mos furnizojë me asnjë armë Rusinë.

Ai gjithashtu kërkoi ndihmën e Pekinit për të "ushtruar presion ndaj Rusisë për t'u siguruar që Moska të mos përdorë kurrë armë kimike ose bërthamore dhe të ndalojë këtë agresion përpara negociatave./France24

emmanuel macron

Sondazh

Poll