Bota

Donald Trump zyrtarisht i akuzuar, Ivanka i del në mbrojtje: Unë e dua babain tim

Djali i madh i ish-presidentit, Donald Trump Junior, akuzoi më herët demokratët për përdorimin e aktakuzës në një përpjekje për të "ndërhyrë" në zgjedhjet e 2024-ës.

31 Mars 2023, 18:32 Nga A.B
Donald Trump zyrtarisht i akuzuar, Ivanka i del në mbrojtje: Unë e dua
Ivanka Trump

SHBA- Vajza e Donald Trump, Ivanka sapo ka postuar në Instagram një përgjigje ndaj aktakuzës së babait të saj.

"Unë e dua babanë tim dhe e dua vendin tim. Sot më dhemb për të dyja" tha Ivanka Trump.

Donald Trump zyrtarisht i akuzuar, Ivanka i del në mbrojtje: Unë e dua

Ajo vazhdon deklaratën e saj të shkurtër duke thënë: “I vlerësoj zërat në të gjithë spektrin politik që shprehin mbështetje dhe shqetësim”.

Ivanka shërbeu si ndihmëse e Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së Trump. Djali i madh i ish-presidentit, Donald Trump Junior, akuzoi më herët demokratët për përdorimin e aktakuzës në një përpjekje për të "ndërhyrë" në zgjedhjet e 2024-ës.

Po çfarë po ndodh me Trump?

Donald Trump po shkon drejt gjyqit duke shënuar kështu një ngjarje historike pasi është Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që vihet nën akuzë për një vepër penale. Por, për çfarë akuzohet Trump?

Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfue se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork./Dosja.al

ivanka trump donald trump donald trump ne gjyq

Sondazh

Poll