Bota

Po planifikonin sulm në qendër të Athinës, 2 terroristët lihen në paraburgim, dëshmia: Nuk doja ta bëja por isha nën presion

Ai gjithashtu tha se ishte urdhëruar që pasi të kryente masakrën në zemër të Athinës do ta filmonte me video dhe do ia dërgonte udhëheqësit me prova. 

31 Mars 2023, 18:19 Nga a.l
Po planifikonin sulm në qendër të Athinës, 2
Terrositët në Pakistan

GREQI- Dy terrositët nga Pakistani, Haider dhe Hussein të cilët kishin planifikuar një sulm të përgjakshëm në qender të Athinës janë lënë në paraburgim. Mediat greke, raportojnë seHaider është shfaqur i penduar në hetuesi ndërsa ka pretenduar se ka marrë kërcënime dhe ka thënë se operonte nën regjimin e kërcënimeve. Ai gjithashtu tha se ishte urdhëruar që pasi të kryente masakrën në zemër të Athinës do ta filmonte me video dhe do ia dërgonte udhëheqësit me prova. 

“Kam ndërruar mendje, nuk doja ta bëja por isha nën presion”, tha ai. 

Dy të arrestuarit u dërguan në hetuesi në orën 11:30 të mëngjesit të së premtes me akuzën e terrorizmit. Duke e ditur se tashmë asnjë lider nga Teherani nuk mund t'i shpëtojë, ata folën për planet, kontaktet dhe synimet e tyre në vendin tonë. Të akuzuarit janë transportuar nën masa drakonike sigurie. 

haider hussein

Sondazh

Poll