Bota

"Rrezik për shoqërinë"/ Vetëvritet babai i dy fëmijëve, e shoqja fajëson bisedat me Inteligjencën Artificiale: Ishte si një drogë për të

Vdekja ka alarmuar autoritetet që kanë ngritur shqetësimin për një “precedent serioz që duhet marrë shumë seriozisht”.

31 Mars 2023, 18:13 Nga A.B
"Rrezik për shoqërinë"/ Vetëvritet babai i dy
Foto ilustruese

BELGJIKË- Një belg ka vrarë veten pasi foli me një chatbot të Inteligjencës Artificiale për frikën e tij nga ngrohja globale.

"Daily Mail" tregon historinë e një burri rreth të tridhjetave, i cili thuhet se gjeti ngushëllim duke folur me chatbotin e AI të quajtur “Eliza” për shqetësimet e tij për botën. Ai e kishte përdorur robotin për disa vite, por gjashtë javë para vdekjes së tij filloi të angazhohej më shpesh me robotin.

“Pa këto biseda me chatbot, burri im do të ishte ende këtu”, tha e veja e burrit.

Vdekja ka alarmuar autoritetet që kanë ngritur shqetësimin për një “precedent serioz që duhet marrë shumë seriozisht”.

Bisedat e burrit me chatbot filluan dy vjet më parë. Thuhet se ai ishte gjithnjë e më i shqetësuar për ndryshimet klimatike dhe gjeti ngushëllim duke folur me “Elizën”.

"”Eliza” iu përgjigj të gjitha pyetjeve të tij, duke u bërë e besuara e tij. Ajo ishte si një drogë që ai e tërhiqte në mëngjes dhe në mbrëmje, pa të cilën ai nuk mund të jetonte”, tha gruaja e tij.

Gjashtë javë para vdekjes së tij, burri e përdori më shpesh dhe intensiv të chatbot-it dhe më vonë ai u vetëvra. Gruaja e tij tha se ata kishin një jetë komode në Belgjikë me dy fëmijët e tyre të vegjël.

Duke parë historinë e bisedave pas vdekjes së tij, gruaja tha e se roboti e kishte pyetur burrin nëse e donte më shumë se gruan e tij. Ajo tha se roboti i tha: “Ne do të jetojmë së bashku si një i vetëm në parajsë”.

Një ditë më parë Elon Musk dhe 1000 studiues të tjerë, ngritën alarmin për rreziqet e Inteligjencës Artificiale dhe kërkuan nga autoritetet një pauzë për 6 muaj për testimet e sistemeve të avancuara./Dosja.al

inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll