Bota

Lukashenko i propozoi Rusisë armëpushim në Ukrainë/ Kievi: Nuk prannojmë, do t'i jepte Rusisë të drejtën për të qëndruar në tokat tona

Përmes një postimi në 'Twitter', Podolyak thotë se kjo do t'i jepte Rusisë të drejtën për të qëndruar në tokat ukrainase. 

31 Mars 2023, 18:49 Nga a.l
Lukashenko i propozoi Rusisë armëpushim në Ukrainë/ Kievi:
Mykhailo Padolyak

UKRAINË- Këshilltari i lartë i Presidentit Volodymyr Zelenskyy, Mykhailo Podolyak ka kundërshtuar propozimin e presidentit bjellorus Alkesandër Lukashenko ndaj Rusisë për një armëpushim në Ukrainë. Përmes një postimi në 'Twitter', Podolyak thotë se kjo do t'i jepte Rusisë të drejtën për të qëndruar në tokat ukrainase. 

"Çdo armëpushim do të nënkuptojë të drejtën (e Rusisë) për të qëndruar në territoret e pushtuara. Kjo është krejtësisht e papranueshme," shkroi Podolyak në Tëitter.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka propozuar shpalljen e armëpushimit në Ukrainë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Lukashenko u kërkoi palëve në konflikt të fillojnë bisedimet e drejtpërdrejta pa pritur ndërmjetës nga Perëndimi.

mykhailo podolyak lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll