Bota

'Jemi në rrezik'/ Paralajmëron kryeministri hungarez: Jemi afër Luftës së Tretë Botërore

 Orban tha se Perëndimi kërcënon të tërheqë vende të tjera në konflikt, duke ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën.

31 Mars 2023, 19:05 Nga a.l
'Jemi në rrezik'/ Paralajmëron kryeministri hungarez: Jemi
Viktor Orban

HUNGARI- Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka paralajmëruar se lufta më Ukrainë është ‘një rrezik real’ për t’u bërë Lufta e Tretë Botërore. Orban tha se Perëndimi kërcënon të tërheqë vende të tjera në konflikt, duke ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën. Ai ka bërë thirrje për bisedime paqeje, por nuk e kritikoi drejtpërdrejt Rusinë për agresionin ndaj Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja. 

Jemi në rrezik! Jam i bindur se kërcënimi i luftës botërore nuk është një ekzagjerim letrar. Kur liderët evropianë dhe amerikanë thonë se nëse vazhdon kështu, ne mund të përfundojmë në Luftën e Tretë Botërore, në fillim tingëllon e pabesueshme dhe e ekzagjeruar, por aty ku punoj dhe ku shoh ngjarjet, ky është një rrezik real në këtë moment”, tha kryeministri hungarez.

Hungaria ka mbajtur një qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë, ku madje ka refuzuar që t’i japë ndihmë ushtarake Kievit.

lufta ukraine-rusi viktor orban

Sondazh

Poll