Bota

FOTO-MESAZHI/ Të 'dhunuar' dhe 'lyer' në gjak, fëmijët përkujtojnë viktimat e masakrës në Bucha

Në fotot më poshtë, shihen sesi disa fëmijë kanë pikturuar në fytyrë shenja gjaku dhe dhune për të simblizuar mizoritë e ushtarëve rusë ndaj civilëve të Buchas gjatë pushtimit.

31 Mars 2023, 18:34 Nga a.l
FOTO-MESAZHI/ Të 'dhunuar' dhe 'lyer' në gjak,
Përkujtohen viktimat e Bucha

UKRAINË-  Në përvjetorin e çlirimit të qytetit ukrainas, Bucha nuk kanë munguar as mesazhet në përkujtim të viktimave nga masakra e agresionit rus për 33 ditë. Në fotot më poshtë, shihen sesi disa fëmijë kanë pikturuar në fytyrë shenja gjaku dhe dhune për të simblizuar mizoritë e ushtarëve rusë ndaj civilëve të Buchas gjatë pushtimit. Udhëheqësit e Sllovakisë, Moldavisë, Sllovenisë dhe Kroacisë iu bashkuan Volodymyr Zelenskyy për të bërë nderimet e tyre në Ukrainë.

Çfarë ndodhi më 31 mars 2021 në Bucha? 

Më 31 mars 2022 Bucha, qyteti i vogël jashtë Kievit, po kthehej pas 33 ditëve të pushtimit rus dhe mizorive në duart e forcave ukrainase. Së bashku me qytetin me 36,000 banorë, forcat ukrainase rimorën në të njëjtën ditë Irpin, në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas. Ata që ishin me forcat ukrainase në Bucha dhe Irpin pak çaste pas tërheqjes përfundimtare të rusëve flasin për masakra dhe shkatërrim total. Për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, të dy qytetet janë një vend martirizimi për qindra njerëz – kryesisht civilë që pësuan torturat më të këqija nga pushtuesit rusë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll