31 Mars 2023, 18:00
Nga a.l
Ushtar i Ukrainës
UKRAINË- Në vijën e parë të frontit luftës me uniformën e ushtrisë, të gatshëm për të mbrojtur me jetë vendin e tyre, duke braktisur familjet me shpresën se një ditë çdo gjë do të përfundojë dhe ata do të kthehen, kjo është historia e ushtarëve ukrainas, sakrificat e të cilëve janë bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Me dhjetëra mijëra ushtarë janë vrarë në krye të betejës, ndërsa disa të tjerë kanë arritur të mbijetojnë por duke marrë me vete shenjat mizore dhe të pamëshirshme të agresionit rus. CNN sjell historinë e dy prej ushtarëve të cilët i mbijetuan luftës por pësuan dëmtime të rënda fizike, që do t'i shndërronte ata përjetësisht. Megjithatë duket se fati ka rezervuar një tjetër fije shprese për ta që të jetojnë si gjithë njerëzit e tjerë. Siç raporton CNN, një ekip kirurgësh nga SHBA dhe Kanadaja do të rregullojnë fytyrat e lënduara të ushtarëve të Ukrainës. Fytyra e Roman Belinsky-t është shpërfytyruar nga një dëmtim i rëndë në fushën e betejës. 42-vjeçari është liruar nga detyra së fundmi, por ende mban uniformën e ushtrisë.
“Jam krenare sepse nuk vrapove dhe nuk u fshehe. Jam krenare për djalin tim dhe të gjithë djemtë. Po të mos jetë për ta, rusët do të na shkatërronin,” shprehet nëna e tij.
Belinsky doli vullnetar për të luftuar në vitin 2020. Pas pushtimit nga Rusia në shkurt 2022, ishte një nga grupet e para që shkoi për të luftuar. Në maj, Belinsky dhe brigada e tij mbrojtën Huliaipole, në Ukrainën qendrore. Rusët i kundërshtuan me çdo gjë që kishin. Atë natë, tanket ruse sulmuan nga të dyja krahët.
“Nuk e di se si mbijetova. Nuk e di se si i mbijetova bombardimeve. E gjithë fytyra më ishte mbuluar me gjak. Kirurgët në terren më shpëtuan jetën,", tha ai.
Por ajo që pasoi ishin muaj të tërë operacionesh të dhimbshme dhe gjithnjë e më teknike në përpjekje për të rregulluar fytyrën e tij. Edhe në një vend si Ukraina, me një sistem të sofistikuar mjekësor dhe kirurgë shumë të trajnuar, është dashur një ekip i specializuar amerikan dhe kanadez që të merret me disa prej rasteve më të vështira. E hapur në vitin 1996 nga mjeku kanadez Peter Adamson, “Face the Future” punon në të gjithë globin dhe fokusin e ka në kirurgjinë e operacioneve plastike.
Puna e fondacionit përfshinte Rusinë deri vonë, por pas nisjes së luftës ata i kthyen sytë nga Ukraina dhe po ndihmojnë ushtarët që kanë marrë dëmtime të rënda në fytyrë gjatë luftës, raporton abcneës.al.
“Ne kemi nevojë për njerëz me shpirt humanitar dhe qëndrim të duhur. Nuk ka vend për njerëzit që janë prima donna, apo njerëzit që i kanë gjërat perfekte dhe ashtu siç duhet gjatë gjithë kohës,” tha Adamson, një nga kirurgët.
Në ditën e parë të konsultimeve në spitalin rajonal të Ivano-Frankivsk të hënën, kirurgët vlerësuan me radhë rreth 35 pacientë. Për Belinsky dhe të tjerët si ai, operacionet kanë të bëjnë shumë më tepër sesa thjesht trauma fizike të lëndimeve të tyre.
“Pamja e jashtme e një personi pasqyron shpirtin e tij të brendshëm. Nuk duhet të harrojmë kurrë se kjo nuk është diçka e kotë. Është pjesë e gjendjes tonë. Këta individë kanë pësuar lëndime shkatërruese dhe ne duhet t’i ndihmojmë ata dhe të bëjmë aq sa mundemi”, tha Adamson, themeluesi i Face the Future.
Të nesërmen në mëngjes, Belinsky hyri në sallën e operacionit me pantallona të shkurtra dhe një bluzë. Duke folur para fillimit të operacionit, Belinsky tregoi se nuk mund të flinte, pasi në mendje kishte të gjitha betejat që ai kishte kaluar. Ai dëshiron të kthehet në vijën e parë, por e di se do të jetë vetëm një barrë. Belinsky shtoi se shumë nga brigada e tij janë vrarë ose plagosur.
lufta ukraine-rusi
foto5
foto4
foto3
ushtaret
Bota
31 Mars 2023, 18:13
A.B
Foto ilustruese
BELGJIKË- Një belg ka vrarë veten pasi foli me një chatbot të Inteligjencës Artificiale për frikën ...
Bota
31 Mars 2023, 18:07
k.m.
Vjosa Osmani
Një ankesë e parashtruar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në lidhje me legjitimitetin e mandatit të ...
Bota
31 Mars 2023, 17:59
k.m.
Kim Jong-un dhe Vladimir Putin
RUSI- Vladimir Putin dhe Kim Jong-un thuhet se kanë bërë një marrëveshje për të tregtuar ...
Bota
31 Mars 2023, 17:54
a.l
Fumio Kishida
JAPONI- Japonia ka ndaluar eksportet e çelikut, aluminit dhe avionëve për në Rusi, duke përfshirë dron&e...
Bota
31 Mars 2023, 17:44
a.l
Një vit nga çlirimi i Bucha-s
UKRAINË- Më 31 mars 2022 Bucha, qyteti i vogël jashtë Kievit, po kthehej pas 33 dit...
Bota
31 Mars 2023, 17:38
a.l
Foto ilustruese
UKRAINË- 45 shtete anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë...
Bota
31 Mars 2023, 17:33
a.l
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje Rusisë që të lirojë gazetarin ...
Bota
31 Mars 2023, 17:24
a.l
Tobias Billstrom
SUEDI- Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom u shpreh i pasigurt se vendi i tij do të anëtarësohej në...
Bota
31 Mars 2023, 17:17
a.l
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se është në dialog me sindikatat për reformën e...
Bota
31 Mars 2023, 17:09
a.l
Donald Trump
SHBA- Ndërkohë që vendimi i gjykatës ndaj tij po bën xhiron e botës, ish-presidenti Donald Trump ka gjetur nj&e...