Bota

VIDEO- Po transportonte etanol, treni me 22 vagonë del nga shinat në Minesota, shpërthen zjarr i madh, evakuuohen 150 njerëz

Treni që doli nga shinat në Minesota po transportonte mes mallrave të tjera etanol. Kjo është një kimikat shumë i rrezikshëm e ekspozimi ndaj tij mund të çojë marramendje, ndjesi djegieje në sy, përgjumje dhe humbje të vetëdijes.

30 Mars 2023, 15:06 Nga A.B
VIDEO- Po transportonte etanol, treni me 22 vagonë del nga shinat në
Momenti i perplasjes

SHBA- Alarm në Minesota! Një tren që transportonte kimikate të rrezikshme ka dalë nga shinat e për pasojë mori flakë. 14 nga 40 vagonët e trenit kishin materiale të rrezikshme, mes tyre edhe etanol, i cili pas përplasjes shkaktoi një zjarr të madh. Ende nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa arteriet kryesore rrugore janë mbyllur, ndërsa operacioni i evakuimit pritet të jetë i gjatë. 

Vlerësohet se rreth 22 vagonë ​​janë prekur nga daljet nga shinat. Shkolla e Krishterë e Minesotës shërbeu si një strehë, duke pritur 150 njerëzit pas daljes nga shinat. Të gjithë personat që banonin në shtëpitë ngjitur shinave, janë evakuuar. 

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, përplasja ndodhi rreth orës 1:00 të mëngjesit. Treni që doli nga shinat në Minesota po transportonte mes mallrave të tjera etanol. Kjo është një kimikat shumë i rrezikshëm e ekspozimi ndaj tij mund të çojë marramendje, ndjesi djegieje në sy, përgjumje dhe humbje të vetëdijes.

Forcat e sigurisë dhe punonjësit e hekurudhave kanë shkuar në vendngjarje ndërsa policia ka mbyllur rrugët përreth për shkak të etanolit në atmosferë.

Ky incident vjen disa muaj pas daljes nga shinat e një treni që transportonte kimikate të rrezikshme në Ohajo. Po ashtu, gati një muaj nga tragjedia e përplasjes së trenave në Greqi, e cila la pas 57 viktima, mes tyre 6 shqiptarë./Dosja.al

treni ne minesota shba

Sondazh

Poll