Bota

Mbi 31 gradë, Spanja drejt temperaturave rekord të muajit mars

Temperaturat maksimale prej 28 gradë celsius parashikohen për Madridin këtë javë, ndërsa në zonën e Mesdheut, termometri ka shënuar më tepër se 31 gradë. Megjithatë, temperaturat e larta pritet të zgjasin vetëm deri të premten.

30 Mars 2023, 14:28 Nga f.i
Mbi 31 gradë, Spanja drejt temperaturave rekord të muajit mars
Foto ilustruse

SPANJË- Spanja po përballet me temperatura të larta në pranverë. The guardian shkruan se nëse i nxehti vazhdon, Spanja mund të tejkalojë rekordin e temperaturës së muajit mars. Murcia arriti 31.9C dhe Alicante 30.8C në fundjavë. Këto temperatura ishin afër rekordit të marsit të vitit 2022, ku termometri shënoi 33.3C për Murcia dhe 32.6C për Alicante.

Nxehtësia pritet të rritet gjatë javës me temperatura që arrijnë më shumë se 30 gradë Celsius. Rritja e temperaturave në këtë periudhë të vitit është e pazakontë.

Temperaturat maksimale prej 28 gradë celsius parashikohen për Madridin këtë javë, ndërsa në zonën e Mesdheut, termometri ka shënuar më tepër se 31 gradë. Megjithatë, temperaturat e larta pritet të zgjasin vetëm deri të premten.

 

i nxehti ne spanje

Sondazh

Poll