Bota

'Do të mashtrojë sërish Brukselin'/ Petkoviç: Kosova nuk ka ndërmend ta lejojë formimin e Asosacionit

Në një postim në faqen e tij zyrtare në 'Twitter' Petkoviç përmend deklaratën e mininistrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Prishtinës Hajrulah Çeku i cili më herët është shprehur se formimi i Unionit të Komunave Serbe mund të zbatohet, por që menjëherë do të shkojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, ku do të dështojë sërish.

30 Mars 2023, 14:29 Nga a.l
'Do të mashtrojë sërish Brukselin'/ Petkoviç:
Petar Petkoviç

SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç ka deklaruar se Kosova nuk ka në plan të lejojë formimin e Asosascionit i komunave me shumicë serbe, ndërsa u shpreh se po përpiqet që të fshihet pas Gjykatës Kushtetuese, një taktikë kjo për të mashtruar sërish Brukselin. Në një postim në faqen e tij zyrtare në 'Twitter' Petkoviç përmend deklaratën e mininistrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Prishtinës Hajrulah Çeku i cili më herët është shprehur se formimi i Unionit të Komunave Serbe mund të zbatohet, por që menjëherë do të shkojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, ku do të dështojë sërish. Petkoviç ndër të tjera theksoi se kjo nuk do të funksionojë. 

Takimi në Ohër

Në takimin e 18 marsit në Ohër, kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç kanë bërë një marrëveshje paraprake për të zbatuar të gjitha dispozitat e Marrëveshjes dhe Aneksit të propozuar nga BE. Marrëveshja me 11 nene nuk e detyron Serbinë që të njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tani, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

petar petkoviç dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll