Bota

Shërohet Silvio Berlusconi, ish-kryeministri del i buzëqeshur nga spitali

I shoqëruar nga partnerja e tij Marta Fascina ish-kryeministri u shfaq i buzëqeshur dhe i veshur me një pallto të errët, përshëndeti gazetarët dhe shikuesit që e prisnin jashtë institucionit shëndetësor.

30 Mars 2023, 14:45 Nga a.l
Shërohet Silvio Berlusconi, ish-kryeministri del i buzëqeshur nga
Silvio Berlusconi

ITALI- Ish-kryeministri Silvio Berlusconi ka lënë ambientet e spitalit Sana Raffaelo në Milano, ku ishte shtruar që ditën e hënë për kontrollet rutinë mjekësore. I shoqëruar nga partnerja e tij Marta Fascina ish-kryeministri u shfaq i buzëqeshur dhe i veshur me një pallto të errët, përshëndeti gazetarët dhe shikuesit që e prisnin jashtë institucionit shëndetësor. Ndërkohë, avokati Federico Cecconi ka mohuar zërat sipas të cilave shtrimi i ish-kryeministrit në spital do të zgjatej për të shmangur praninë e tij në Bari para gjyqtarëve për gjyqin e Eskortës, shkruajnë mediat italiane. 

"Prania e tij nuk ishte parashikuar, shqyrtimi si i pandehur fillimisht ishte caktuar për në janar, por më pas u shty dhe ende nuk është caktuar një datë e re. Tekstet duhet të dëgjohen para tij”, tha ai. 

Ish-kryeministri mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Kontrollet që iu nënshtruan ishin vetëm kontrolle rutinë.

 

silvio berlusconi

Sondazh

Poll