Bota

Mbreti Charles III vizitë zyrtare në Gjermani, fjalimi në Bundestag: Plaga e luftës është kthyer në Europë

Monarku britanik gjatë fjalimit të tij në parlamentin gjerman ka folur për përmirësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, si dhe theksoi mbështetjen që ka treguar Gjermania për Ukrainën.

30 Mars 2023, 13:05 Nga f.i

 

Mbreti Charles III vizitë zyrtare në Gjermani, fjalimi në
Mbreti Charles III

GJERMANI- Mbreti Charles III ka zhvilluar në Gjermani udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si monark. BBC raporton se Monarku britanik gjatë fjalimit të tij në parlamentin gjerman ka folur për përmirësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Europian, si dhe theksoi mbështetjen që ka treguar Gjermania për Ukrainën.

Mbreti Charles nisi fjalimin e tij duke folur në gjermanisht, teksa tha se ishte një nder i madh për të që ndodhej në parlamentin në Bundestag dhe foli për lidhjet historike midis Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë.

‘Vështirë se mund të filloj të shpreh krenarinë që ndiej  për marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë. Kam marrëdhënie familjare në Gjermani,”- tha ai.

Monarku ndër të tjera ka diskutuar për situatën në Ukrainë, duke thënë se plaga e luftës është kthyer në Europë.

‘Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës ka shkaktuar vuajtjet më të paimagjinueshme për kaq shumë njerëz të pafajshëm. Jetë të panumërta janë shkatërruar, liria dhe dinjiteti njerëzor janë shkelur në mënyrën më brutale dhe siguria e Evropës është kërcënuar. Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë treguar lidership jetik,. Si dy donatorët më të mëdhenj të Evropës për Ukrainën, ne jemi përgjigjur me vendosmëri. Ne kemi marrë vendime që më parë mund të dukeshin të paimagjinueshme,"-u shpreh Mbreti Charles III.

Mbreti Charles, 74 vjeç, ky është udhëtimin e tij i parë jashtë vendit që kur u bë mbret. Ai dhe bashkëshortja e tij Camilla, mbërritën ditën e sotme në Berlin, ku u pritën nga Presidenti Frank-Walter Steinmeier. Camilla, bashkëshortja e Mbretit, do të shkojë në opera me gruan e presidentit gjerman, për të mësuar më shumë rreth projekteve të saj në terren dhe angazhimit të komunitetit.e luftës është kthyer në Evropë

mbreti charles iii rank-walter steinmeier

Sondazh

Poll