Bota

Sërish tensione në veri? Digjen dy makina me targa "RKS" në Zubin Potok (FOTOT)

Dy persona të nacionalitetit serbe kanë denoncuar rastin në polici duke treguar se makinat e tyre ishin djegur, ndërsa nuk dihen ende autorët. 

30 Mars 2023, 14:55 Nga a.l
Sërish tensione në veri? Digjen dy makina me targa "RKS"
Digjen dy makina në veri të Kosovës

KOSOVË- Dy makina, që ishin riregjistruar me targat Republika e Kosovës (RKS) rreth një javë më parë, janë djegur në Zubin Potok. Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30. Dy persona të nacionalitetit serbe kanë denoncuar rastin në polici duke treguar se makinat e tyre ishin djegur, ndërsa nuk dihen ende autorët. 

Palët ankuese raportojnë se veturat e tyre kanë qenë të parkuara e lagjen e tyre, para shtëpive të banimit”, thuhet në njoftim.

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shkroi në Twitter se strukturat ilegale të Serbisë po vazhdojnë të kërcënojnë serbët lokalë në Zubin Potok.

Mbrëmë, dy makina në pronësi të serbëve të Kosovës duket se u dogjën vetëm pse kishin targa RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, këto janë targat e vetme legale në gjithë Kosovën”, shkroi ai.

Kjo nuk është hera e parë që në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë djegur vetura me targa RKS. Në fund të vitit të kaluar, në veriun e Kosovës u rritën tensionet për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës që të gjitha makinat me targa ilegale të lëshuara nga Serbia t’i konvertonin ato në targa RKS. Në shenjë pakënaqësie me këtë vendim, por edhe për shkak të arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës, serbët lokalë ngritën barrikada në veri.

digjen makinat ne kosove

Sondazh

Poll