Bota

Babai rus u dënua me 2 vite burg, vajza e tij 12-vjeçare u dërgua në jetimore, kreu i grupit “Wagner” i del në mbrojtje: Të rishikohet vendimi

Prigozhin i kërkoi prokurorit të rishikonte vendimin dhe gjithashtu kërkoi që avokatët e lidhur me 'Wagner' të lejoheshin të punonin me mbrojtjen e Alexei Moskalyov.

30 Mars 2023, 13:57 Nga f.i
Babai rus u dënua me 2 vite burg, vajza e tij 12-vjeçare u
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Kreu i grupit ‘Wagner” i ka dalë në mbrojtje rastit të një babai rus i cili u dënua me 2 vite burg, pasi vajza e tij 12-vjeçare vizatoi vepra arti kundër luftës. Reuters shkruan se Prigozhin i kërkoi prokurorit të rishikonte vendimin dhe gjithashtu kërkoi që avokatët e lidhur me 'Wagner' të lejoheshin të punonin me mbrojtjen e Alexei Moskalyov.

“Vendim i padrejtë, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se vajza e tij Masha do të rritet në një jetimore,”-tha Yevgeny Prigozhin.

Alexei Moskalyov u dënua me dy vjet burg, pasi vajza e tij 12-vjeç bëri një vizatim kundër luftës në shkollë, ku tregonte Rusinë duke gjuajtur raketa ndaj një nëne ukrainase dhe fëmijës së saj. Ai u akuzua më vonë për diskreditimin e forcave të armatosura të Rusisë në lidhje me komentet e veçanta kundër luftës që ai pretendohej se kishte bërë në rrjete sociale.

Avokati i Moskalyov, Vladimir Biliyenko u shpreh se ishte i gatshëm të pranoj çdo kërkesë që do të ndihmojë klientin e tij, edhe nëse nuk ishte i sigurt për motivet e Prigozhin.

yevgeny prigozhin grupi wagner alexei moskalyov

Sondazh

Poll