Bota

Arrestohet gazetari i Wall Street Journal në Rusi, akuzohet për spiunazh dhe rrezikon 20 vite burg, gazeta: Jemi të shqetësuar, veproi sipas udhëzimeve të SHBA

SB tha se se reporteri kishte vepruar sipas udhëzimeve të SHBA dhe kishte mbledhur informacione për sekrete shtetërore, ndërsa Kremlini pretendoi se gazetari ishte kapur në flagrancë.

30 Mars 2023, 12:00 Nga f.i
Arrestohet gazetari i Wall Street Journal në Rusi, akuzohet për
Evan Gershkovich

RUSI- Një gazetar amerikan është arrestuar në Rusi. Dailymail shkruan se gazetari Evan Gershkovich, 31 vjeç mund të përballet me 20 vjet burg, pasi dyshohet për spiunazh ndaj qeverisë amerikanë.

Gershkovich dyshohet se ishte i angazhuar në mbledhjen e informacionit për një nga ndërmarrjet ushtarako-industrial ruse që përmbajnë 'sekret shtetëror'. Shërbimi i sigurisë shtetërore FSB pretendon se gazetari ishte duke vepruar sipas udhëzimeve nga qeveria amerikane.

‘Në përpjekje për të marrë informacion sekret, një amerikan u arrestua në Yekaterinburg. Gazetari, një korrespondent i huaj i vendosur në Moskë u arrestua për veprimtari të paligjshme, dyshohet për spiunazh për qeverinë amerikane’,- tha FSB.

Wall Street Journal tha se është thellësisht e shqetësuar për sigurinë e tij. FSB tha se se reporteri kishte vepruar sipas udhëzimeve të SHBA dhe kishte mbledhur informacione për sekrete shtetërore, ndërsa Kremlini pretendoi se gazetari ishte kapur në flagrancë.

Autoritetet ruse pretendojnë se Gershkovich kishte shkuar në Yekaterinburg për të shkruar një artikull për qëndrimin e njerëzve ndaj luftës së nisur nga Vladimir Putin në Ukrainë dhe rekrutimin e vendasve për kompaninë private ushtarake ‘Wagner’.

Rusia rrallë ka bërë akuza për spiunazh kundër korrespondentëve perëndimorë. Megjithatë, shumë korrespondentë të akredituar nga mediat perëndimore u larguan nga vendi kur filloi lufta mes shqetësimeve se nuk ishte e sigurt.

 

evan gershkovich fsb

Sondazh

Poll