Bota

Probleme me zemrën, detaje të reja nga gjendja shëndetësore e Papa Françeskut: Mëngjes i ndërlikuar

Burime të brendshme të Gemelli dhe Vatikanit, tregojnë se Papa Françesku ka përfunduar të gjitha analizat e nevojshme dhe çdo gjë është nën kontroll.

30 Mars 2023, 11:27 Nga f.i
Probleme me zemrën, detaje të reja nga gjendja shëndetësore
Papa Françesku

ITALI- Papa Françesku është shtruar në spital mbrëmjen e djeshme për një kontroll rutinë mjekësor. Zyra e shtypit e Vatikanit ka njoftuar, se Papa aktualisht ndodhet në spitalin Gemelli në Romë, ku sipas stafit të infermierëve mëngjesi i sotëm ka qenë i ndërlikuar për Papën, shkruajnë mediat vendase.

Burime të brendshme të Gemelli dhe Vatikanit, tregojnë se Papa Françesku ka përfunduar të gjitha analizat e nevojshme dhe çdo gjë është nën kontroll. Sipas infermierëve, ekziston mundësia e kryerjes së koronagrafisë për shkak të rrezikut të fibrilacionit atrial (aritmia e shpeshtë e zemrës).

Papa është dërguar në poliklinikë me ambulancë për kontrollet e nevojshme, duke filluar nga reparti i kardiologjisë. Infermierët dyshojnë për problemet e zemrës, por edhe ato të frymëmarrjes.

Papa Françesku vuan nga divertikuliti, që mund t’i sjellë infeksion në zorrën e trashë dhe iu nënshtrua një operacioni në vitin 2021 për të hequr një pjesë të organit.

Këtë vit, ai tha se situata po i përsëritej dhe se po e bënte atë të shtonte peshë, por se nuk ishte shumë i shqetësuar. Ai gjithashtu ka një problem me gjurin dhe në daljet e tij publike përdor një bastun apo karrige me rrota.

papa francesku

Sondazh

Poll