Bota

Italia ndalon ushqimin sintetik, gjobë rreth 60 mijë euro kush shkel vendimin

Ndalimi i ushqimeve sintetike ka qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe njëkohësisht trashëgiminë e ushqimit italian. Ligji parashikon jo vetëm ndalimin e mishit të prodhuar në laburator, por edhe peshkun, qumështin.

30 Mars 2023, 10:33 Nga f.i
Italia ndalon ushqimin sintetik, gjobë rreth 60 mijë euro kush shkel
Foto ilustruse, prodhimi i mishit në laburator

ITALI- Këshilli i Ministrave në Itali ka mbështetur projektligjin për ndalimin e prodhimit dhe tregtimit të ushqimeve sintetike. Mediat e huaja raportojnë se nëse propozimi miratohet, shkelja e ligjit do të ndëshkohet me gjoba që arrijnë deri në 60 mijë euro.

Ndalimi i ushqimeve sintetike ka qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe njëkohësisht trashëgiminë e ushqimit italian. Ligji parashikon jo vetëm ndalimin e mishit të prodhuar në laburator, por edhe peshkun, qumështin.

“Produktet laboratorike nuk garantojnë cilësi dhe mirëqenie dhe nuk garantojnë mbrojtjen e kulturës dhe traditës italiane të ushqimit dhe verës, me të cilën lidhet një pjesë e traditës sonë”,- tha ministri i Bujqësisë Francesco Lollobrigida.

Vendimi është mirëpritur nga fermerët, por jo nga grupet për mbrojtjen e kafshëve, që e kanë propozuar mishin e prodhuar në laborator si një zgjidhje ndaj shumë problemeve, përfshirë atë për mbrojtjen e ambientit nga emetimet e karbonit.

itali italia ndalon ushqimin sintetik francesco lollobrigida

Sondazh

Poll