Bota

“Xhuxh” dhe “djall”, dy oligarkët tallen me presidentin Putin

Prigozhin fillimisht tha se regjistrimi ishte i rremë. Por më vonë ai pranoi se të paktën disa nga fazat e dëgjuara në audio ishin autentike.

30 Mars 2023, 11:01 Nga f.i
“Xhuxh” dhe “djall”, dy oligarkët tallen me
Vladimir Putin

RUSI- Një audio-regjistrim mes dy oligarkëve, të cilët dyshohet se e quajtën presidentin rus Vladimir Putin “djall” dhe “xhuxh” po qarkullon në media dhe rrjete sociale. Mediat e huaja raportojnë se biseda është bërë mes oligarkut dhe ish-senatorit rus Farkhad Akhmedov dhe Iosif Prigozhin.

Të dy oligarkët kanë zhvilluar një bisedë telefonike prej 35-minutash për pushtimin e Ukrainës, duke komentuar edhe opinionet e të tjerëve në Kremlin. Gjatë bisedës, ata nuk i kanë kursyer edhe ofendimet për vetë presidentin rus.

‘Ai është një djall,”- tha njeri prej tyre, pastaj flet për ish-presidentin e Rusisë dhe nënkryetarit aktual të Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev.

Si ai Putini dhe ky i fundit Medvedev janë famëkeq, Liliputët dhe Tosodoulis,"- shton ai më tej.

Prigozhin fillimisht tha se regjistrimi ishte i rremë. Por më vonë ai pranoi se të paktën disa nga fazat e dëgjuara në audio ishin autentike.

“Regjistrimi është një përmbledhje e frazave të folura dhe të tjera që janë krijuar, nuk janë folur kurrë,”- tha Prigozhin.

Kritikat publike ndaj Putinit në Rusi janë të rralla dhe ata që shpallen fajtorë për fyerje të shtetit rus, ushtrisë së tij ose vetë Putinit përballen me gjoba, madje edhe me burg.

 

vladimir putin farkhad akhmedov iosif prigozhin

Sondazh

Poll