Politike

‘Shqipëria do të bëhet’, Majko në Samitin e Diasporës: Sot mbret jeni ju, ky nuk është kompliment

28 Shkurt 2019, 18:59 Nga DOSJA
‘Shqipëria do të bëhet’, Majko në Samitin e

TIRANË– Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka çelur siparin e samitit me të njëjtin emër. Në fjalën e tij përshëndetëse, Majko komentoi edhe ambientin se ku ishin mbledhur shqiptarët që vijnë nga mbarë bota.

“Nesër do të jetë një ditë e veçantë. Kjo është një shtëpi e vecantë, shtëpia e mbretit (Pallati i Brigadave), por sot mbret jeni ju. Ky nuk është kompliment. Kjo është thirrja, jo e një qeverie, apo dy, Shqipërisë e Kosovës, por e popullit tuaj, që iu fton, ashtu siç ju e dini shumë më mirë se unë se keni dy pjesë, njëra në vendin ku jetoni dhe tjetrën, këtu në vendlindje.

Më tej në fjalën e tij Majko ka cituar fjalë të urta shqiptarë, të cilat tregojnë mbi bashkimin e shqiptarëve mbi të gjitha për ditët që do të vijnë.

“Nesër do të jemi të gjithë bashkë për të diskutuar, për t’iu bërë të ndiheni më afër me njëri tjetrin, për të qenë të gjithë bashkë për një Shqiptari më të mirë. Sikur e kanë thënë të parët tanë në ditët më të vështirë dhe të errëta të kombit ‘Shqipëria do të bëhet, Shqipëria ka për t’u bërë dhe ajo nuk mund të bëhet pa vullnetin dhe ndihmën dhe interesimin e pjesës së vet ndoshta më të mirë, që është Diaspora. Diaspora mbetet një histori e pashkruar sidomos për pavarësinë e Shqipërisë dhe Kosovës. Sfidat që na presin janë më të veçanta dhe më të mëdha. Në këtë shtëpi të veçantë të qëndrojmë përballë njëri-tjerit. Nesër do të diskutojmë ku jemi dhe sidomos ku duam të shkojmë,”- e mbylli Majko.

Nga nesër pritet të nisë Samiti i Dytë i Diasporës, në Tiranë dhe në Lezhë, ku për 2 ditë pritet të zhvillohen një sërë aktivitesh. Të ftuar në këtë event është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Basha është caktuar në axhendë që të mbajë fjalën i parafundit, pasi programi mbyllet me fjalën e kryeministrit Edi Rama. (Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ministri per diasporen pallati i brigadave pandeli majko samiti i dyte i diaspores edi rama ministri per diasporen pallati i brigadave pandeli majko samiti i dyte i diaspores

Sondazh

Poll