Politike

Qëndrimi i ndërkombëtarëve për opozitën/ Malaj: Sot i bënë ‘qokën’ Ramës

28 Shkurt 2019, 18:01 Nga DOSJA
Qëndrimi i ndërkombëtarëve për opozitën/ Malaj:

TIRANË-  Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj e ftuar në studion e “FaxNeës”, foli për deklaratet e ndërkombëtarëve dhe qëndrimet ndaj opozitës, ku sipas tyre kriza politike mund të dëmtojë hapjen e negociatave dhe se djegia e mandatave nuk është rruga për zgjidhjen e problemeve.(Lexo këtu)

E pyetur se cili ishte qëndrimi i opozitës pas deklaratave të Knut, Malaj tha se takimi i sotëm i qeverisë me eurodeputetët, ishte qoka e radhës.

Sot ndërkombëtari Knut i bëri  qokën  e fundit qeverisë Rama. E gjithë retorika që ata u munduan për të intimiduar opozitën nuk ishte gjë tjetër veçse fundi i paralajmëruar i qeverisë dhe e kuptuan që përballë  të vërtetave opozita nuk tërhiqet. Ne e duam Shqipërinë si shtëpinë tonë , ne nuk pranojmë pushtet në tavolinë, por kësaj radhe nuk do të lejojmë që  Parlamenti që do të prodhohet nga vota e qytetarëve të jetë , jo e tyre por vota e krimit.  Sot  ka rënë gongu i numërimit mbrapsht për të gjithë makutërit që e morën peng këtë popull në emër të pushtetit. Sot me zë e figurë emisarët e pushtetit që burojnë nga droga jo nga vota treguan se , Kryeministri i vendit mund të  notojë me peshqit , mund të fluturojë me zogjtë, por mes njerëzve ai nuk mund të eci dot .

Të gjithë e ndjejnë erën e ndryshimit dhe frika e atyre që nesër do përballen me ca të vërteta ka trembur të gjithë ata që e ndjejnë që po shkohet drejt zgjidhjes , nëpërmjet qeverisë teknike. Sot shteti i kapur tregoj qartë se nuk mundet ta mbash më popullin dhe kur e sulmon me gazin helmues luftarak , dhe kur i ofron bukën me përmbajtje metali dhe kur e përzval pedagogun se ke frikë prej tij. Dje njerëzit vranë frikën dhe sot te populli lind shpresa për të ndërtuar një të ardhme europiane, në vendin më të begatë të botës . Sot ishte akti i fundit i komedianëve dhe i komedisë që u munduan të artikulonin jo në gjuhën e nënës së tyre Eurodeputetët  Parlamentarë. Për ta ishte misioni i fundit dhe i pamundur , për ne rruga jonë është e gjatë por e sigurt për t’i dhënë fund tranzicionit të tej zgjatur dhe për të ndërtuar Shqipërinë e vlerave. 

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj

Delegacioni i PE pas takimeve me zyrtarët shqiptar dhe opozitën nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje për krizën politike në Shqipëri. Eurodeputeti Krstian Preda dhe kryesuesi i delegacionit Tunne Kelam, thanë se zgjedhjet e 2017-ës ishin korrekte dhe të pranuara pasi u monitoruan nga BE. Ata theksuan se bojkoti i Kuvendit nga opozita nuk ishte zgjidhja e duhur dhe se krijimi i një qeverie tranzitore do të hiqte vëmendjen nga negociatat.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i pe ne tirane djegia e manadateve te opozites nora malaj delegacioni i pe ne tirane djegia e manadateve te opozites nora malaj

Sondazh

Poll