Politike

Kriza/ Opozita hap ‘dritaren’ e dialogut, Panariti: Po na thirri Meta ulemi me Ramën

28 Shkurt 2019, 16:06 Nga DOSJA
Kriza/ Opozita hap ‘dritaren’ e dialogut, Panariti: Po na thirri

TIRANË– Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti i ftuar në emisionin “45 Minuta” ka pohuar se opozita do të dialogonte me kryeministrin Edi Rama vetëm për një arsye.

Sipas ish-ministrit të Bujqësisë, opozita do të ulej në një tavolinë me Ramën vetëm nëse i pranishëm do të ishte edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Më tej, Panariti shtoi se presidenti Meta ishte një figurë politike mbi palët dhe vetëm si i tillë mund ta merrte këtë iniciativë.

Presidenti në momentet e krizave mund të marrë përsipër një inciativë për të ulur palët për të gjetur një zgjidhje. Do të jetë e mirëpritur nëse merr një inciativë për një tryezë. Por tani kemi shkuar shumë larg. Po shikoj tendenca për të mbushur atë parlament, do të ishte një diskreditim, por do të ishte një njollë turpi,” tha Panariti.

Panariti tha gjithashtu se Basha me Kryemadhin i kishin të qarta objektivat e tyre.

“Marrëveshja e çadrës ishte kundër produktive. Basha dhe LSI janë të qartë në objektivat që kanë. Po vijuam kështu do të shkojmë drejt një përplasje me shqiptarët. Pasi kështu do të shkojë ajo punë.”

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edmond panariti ilir meta ish-ministri i bujqesise lsi presidenti edmond panariti ilir meta ish-ministri i bujqesise lsi presidenti

Sondazh

Poll