Politike

Qeveria ndryshon vendimin për importin e makinave të përdorura: Do të lejohen edhe të vitit 2005

28 Shkurt 2019, 16:42 Nga DOSJA
Qeveria ndryshon vendimin për importin e makinave të përdorura:

BERAT- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka zhvilluar ditën e sotme një inspektim në Drejtorinë Rajonale të shërbimeve të Transportit Rrugor në Berat, ku ndërsa u njoh me cilësinë e shërbimeve, njoftoi vendimin e ri të qeverisë.

“Jemi dy specialistë, të dy jemi inxhinierë mekanik të profilit, të dy kontrollojmë mjetin dhe e hedhim në sistem. Pasi hidhet në kontroll fizik, paraqitet për regjistrim për tu pajisur me targë qarkullimi apo ndryshim pronësie. Pas marsit fillojnë e futen makinat. Janë kryesisht të viteve 2003-2004-2005, por ka edhe mjete të reja të 2012”, u shpreh një prej inxhinierëve të sektorit të Kontrollit Fizik Berat.

Pas kësaj, ministrja Balluku është shprehur se me vendimin e miratuar së fundmi nuk do të ketë më mjete të vitit 2004, por vetimë nga ato të vitit 2005 e lart, pasi automjetet që hyjnë në Shqipëri, duhet të jenë sipas standardit të emëtimit Euro 4.

“Me VKM-në e re nuk do të ketë më mjete të 2004 të targuara apo të 2003, pasi standardi që këtu e tutje do të jetë standardi i emetimit Euro 4, i cili përfshin nga viti 2005 e tutje. Sigurisht ky është një ndryshim i fundit që erdhi në VKM-në 633 për shkak edhe të kërkesës së qytetarëve. Është rishikuar, por ndërkohë është zbatuar standardi europian i 2004, duke respektuar edhe ambientin pasi edhe kjo është diçka shumë e rëndësishme”, u shpreh Balluku.

Po ashtu, Balluku u shpreh se pavarësisht ndryshimeve, është shtyrrë edhe afati i hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je, deri më 31 dhjetor.

“Ajo çfarë ju duhet ti shpjegoni të gjithë qytetarëve që vijnë këtu është që është shtyrë edhe afati i hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je, pra deri në 31 dhjetor, duke qenë se ka qenë një shqetësim shumë i madh i të gjithë qytetarëve afati shkurtër, sigurisht edhe i tregtarëve, por ajo që ne na intereson më tepër dhe vëmendja sigurisht është tek çfarë qytetarët kërkojnë”, theksoi Balluku.

Ndryshimet parashikojnë që afati i hyrjes në fuqi të VKM-së të shtyhet me 10 muaj, deri në 31 dhjetor të 2019, çdoganimi i të gjitha mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë deri në datë 31 dhjetor 2018, si dhe automjetet e përdorura që do të futen në territorin e Shqipërisë pas 1 janarit 2019 duhet të përmbushin kushtet teknike Euro 4, ndërkohë që automjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kushtet Euro 5 dhe Euro 6.

Kujtojmë se ligji i mëparshëm parashikonte që në shqiëri nuk do të lejohej hyrja e makinave të përdorura më të vjetra se 10 vite nga data e prodhimit. Thënë ndryshe në Shqipëri nuk do të lejoheshin makina të prodhuara para vitit 2009. Por kjo hasi në kundërshtinë e qytetarëve, gjë që ka shtyrë qeverinë drejt tërheqjes nga vendimi. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike importi i makinave të përdorura makinat euro 4 ministrja balliku ndryshime në ligj importi i makinave të përdorura makinat euro 4 ministrja balliku ndryshime në ligj

Sondazh

Poll