Politike

Samiti i dytë i Diasporës- A do të takohen nesër Rama dhe Basha? Fjalimet i lidhin me njëri-tjetrin (FOTO)

28 Shkurt 2019, 17:07 Nga DOSJA
Samiti i dytë i Diasporës- A do të takohen nesër Rama dhe

TIRANË– Nga nesër pritet të nisë Samiti i Dytë i Diasporës, në Tiranë dhe në Lezhë, ku për 2 ditë pritet të zhvillohen një sërë aktivitesh.

Të ftuar në këtë event do të jenë shumë personalitete nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, por edhe shqiptarë të Diasporës që cilët kanë punuar dhe kontribuar për vendin tonë.

Dosja.al e ka zbardhur axhendën e këtij takimi, ku i ftuar është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Basha është caktuar në axhendë që të mbajë fjalën i parafundit, pasi programi mbyllet me fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Por a do të marrë pjesë Lulzim Basha në këtë samit që përkon me një nga krizat më të thella politike që ka patur vendi që pas rënies së komunizmit, ku opozita ka djegur mandatet dhe ndodhet në rrugë?

Kjo mbetet për t’u parë nesër, ndërkohë që pjesëmarrja e Bashës do të sinjalizojë një takim të parë me Kryeministrin, qoftë edhe për pak sekonda në momentet e përfundimit të fjalës së tij dhe kalimit të stafetës.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama lulzim basha samiti i dyte i diaspores djegia e mandateve te opozites edi rama lulzim basha samiti i dyte i diaspores

Sondazh

Poll