Politike

Kuvendi ‘nxitoi’ të hiqte fotot e deputetëve pa mandat, dy shkeljet e kryera

28 Shkurt 2019, 15:49 Nga DOSJA
Kuvendi ‘nxitoi’ të hiqte fotot e deputetëve pa mandat, dy

TIRANË– Në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, në seksionin “ndarja sipas grupeve parlamentare” janë lënë vetëm fotot e deputetëve të cilët nuk e kanë dorëzuar ende mandatin e tyre.

Bëhet fjalë për deputetin e LSI-së, Lefter Koka; deputetët e PD-së Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari dhe për kreun e PDK-së, Nard Ndokën.

Mirëpo ky vendim është i nxituar nga Kuvendi pasi deputetët ende nuk janë mbledhur nga Komisioni për Verifikimin e mandateve. Kujtojmë që mandati nuk humbet dhe vakanca nuk shpallet pa u mbledhur Komisioni i Mandateve.

Pas Komisionit për Verifikimin e Mandateve, KQZ thërret gjithashtu deputetët dhe ata e konfirmojnë dorëheqjen. Vetëm pas këtij hapi mund të shpallet zyrtarisht vakanca në Kuvend.

Një shkelje tjetër është e shkruar mbi fotot e deputetëve të mbetur. Në faqen zyrtare të Kuvendit shkruhet se: “Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh”.

Pra në rastin e PD apo LSI, deputetët e mbetur nuk mund të quhen grup parlamentar, deri në momentin që vakancat do të zëvëndësohen.

Mandatët do të quhet të plota dhe grupet parlametare të ligjshme kur LSI të marrë 19 mandate dhe PD-ja të këtë 43 mandatet e fituara nga zgjedhjet vendore të 2017.

Deputetë e opozitës vendosën që të hiqnin dorë nga mandatet e tyre pas protestës së 21 shkurtit. (Lexo këtu)

Një ditë më parë KQZ publikoi listën me kandidatët pasues në radhë që zënë vendet e mbetura bosh nga djegia e mandateve nga deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. (Lexo këtu)

k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kqz kuvendi lefter koka myslim murrizi nard ndoka rudina hajdari djegia e mandateve te opozites kqz kuvendi lefter koka myslim murrizi nard ndoka rudina hajdari

Sondazh

Poll