Politike

Ramës i vjen keq për opozitën: Qendrimi i ashpër i ndërkombëtarëve, siklet nga shfaqja brutale

28 Shkurt 2019, 17:26 Nga DOSJA
Ramës i vjen keq për opozitën: Qendrimi i ashpër i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas komentit të delegacionit të PE-së në një konferencë për shtyp lidhur me gjendjen politike në Shqipëri. (Lexo këtu)

Me anë të një statusi në Twitter, Rama shkruan se nuk ka asnjë shenjë gëzimi pas qëndrimit të ashpër që eurodeputetët mbajtën ndaj veprimeve të opozitës.

“Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve, kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike! Çfarë sikleti kur mendon se sa më keq se sa thonë u duket atyre, kjo shfaqje brutale dritëshkurtësie ndaj njerëzve e vendit,”-shkruan Rama.

Delegacioni i PE pas takimeve me zyrtarët shqiptar dhe opozitën nuk kanë dhënë asnjë zgjidhje për krizën politike në Shqipëri. Eurodeputeti Krstian Preda dhe kryesuesi i delegacionit Tunne Kelam, thanë se zgjedhjet e 2017-ës ishin korrekte dhe të pranuara pasi u monitoruan nga BE. Ata theksuan se bojkoti i Kuvendit nga opozita nuk ishte zgjidhja e duhur dhe se krijimi i një qeverie tranzitore do të hiqte vëmendjen nga negociatat.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i pe djegia e mandateve te opozites edi rama protesta e opozites tirane delegacioni i pe djegia e mandateve te opozites edi rama protesta e opozites tirane

Sondazh

Poll