Politike

Unaza e Re/ Balliu paralajmëron Ramën: Gazin që hedh, do të kthehet në lot ty

28 Shkurt 2019, 18:24 Nga DOSJA
Unaza e Re/ Balliu paralajmëron Ramën: Gazin që hedh, do të

TIRANË- Banorët e “Unazës së Re” vijojnë protestën në ditën e 117 të tyre, ku kërkojnë largimin e qeverisë dhe anulimin e projektit, i cili sipas tyre është korruptiv dhe dëmton banesat e tyre.

Kujtojmë se në mbështetje të banorëve të Astirit kanë qenë  vazhdimisht deputetët e opozitës. Edhe sot, ashtu si në çdo ditë të protestës së tyre, i pranishëm ka qenë edhe anëtari i kryesisë së PD, ish deputeti Klevis Balliu. i cili u shpreh se kjo protestë ia çorri maskën Ramës, duke shtuar se Unaza është zjarri që po shkrin këtë qeveri.

Ne kemi qëndruar këtu 117 ditë, do të qëndrojmë edhe 117 vjet. Unaza është zjarri që po shkrin qeverinë. Kjo protestë ia çorri maskën.  Edi Rama, ne planet tona i bëjmë këtu në shesh, sepse ne jemi me të drejtën, dhe jemi më të përgatitur se kurrë, kemi marrë çdo masë që ti bashkë me gazin tënd të shkosh aty ku e ke vend, atë gaz që hedh do të bëjmë që të të kthehet në lot ty. Me datë 5 mars do ta zhdukim Parlamentin e krimit të organizuar për t’iua kthyer qytetarëve të këtij vendi”,

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu

Ndërsa, banorët me thirrjet “Rama ik” kërkojnë anulimin përfundimisht  të këtij projekti. Ata u bëjnë thirrje gjithë shqiptarëve të ngrihen në protestë, deri në rrëzimin e kësaj qeverie. Ndërkohë sipas banorëve, edhe ndërkombëtarët janë të blerë nga qeveria, pasi deklaratat e tyre ishin fyese.

Protesta është shpesa e vetme e banorëvë të unazës, duhet të marrim masa për t’u mbrojtur nga gazet e helmet e ministrit Lleshaj. Edhe ndërkombëtarët janë të blerë nga kjo qeveri, deklaratat e tyre ishin tallëse dhe fyese për qytetarët shqiptarë. Kjo betejë për ne është e fituar. Ftojmë gjithë Tiranën dhe shqiptarët të marrin pjesë në protestën e radhës, deri në rrëzimin e kësaj qeverie.

Banori i Unazës së Re

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama klevis balliu unaza e re edi rama klevis balliu unaza e re

Sondazh

Poll